Jeta në karantinë, Cristiano Ronaldo sfidon koronavirusin nga pishina

schedule13:29 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:29 - 16 Tetor, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në izolim në shtëpinë e tij në Torino. Kujtojmë që ylli i bardhezinjvë rezultoi pozitiv kur ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze, pikërisht ditën e ndeshjes kundër Suedisë.

Megjithatë, Ronaldo nuk është trembur aspak nga virusi dhe këtë e ka vërtetuar me një foto në rrjetet sociale. Portugezi ka  postuar një foto në “Instagram”, ku duket më në formë se kurrë. Ai shikohet krah pishinës që ka në shtëpi dhe fiziku i tij është për tu patur zili.

https://www.instagram.com/p/CGZuPbKgJ3r/?igshid=a9t3qq2tcdhj

“Mos lejoni që ajo që nuk mund të bëni të qëndrojë në rrugën e asaj që mund të bëni”, shkruan 35-vjeçari krah fotos, duke ironizuar me infektimin e tij. Cristiano do të duhet të qëndrojë të paktën 14 ditë në izolim dhe më pas do t’i nënshtrohet një testi tjetër. /abcnews.al