Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jeta me dhe pa maska/ Rrëfehet Sokol Angjeli: Aktrimi nisi si pasion. Fat që udhëtimi im nis me Sandër Prosin

schedule11:30 - 4 Qershor, 2025

schedule 11:30 - 4 Qershor, 2025

Sokol Angjeli, aktori i mirënjohur për publikun vjen në në një rrëfim në ‘Pas Mesnatë’ në ABC Neës me gazetaren Leontina Nika. Angjeli rrëfen hapat e parë drejt aktrimit, rolin e parë në skenë si edhe vitet e vështira të akademisë.

“Sigurisht aktori do që ta zgjerojë sa më shumë gamën e personazhe që interpreton, por komedia është shumë e dashur edhe për pulbikun.

Ne tërhiqemi më shumë, sepse mendojmë se në këtë mënyrë i bëjmë skenës së Teatrit dhe e ftojmë publikun që të vijë dhe bashkë me argëtimin të marrë edhe mesazhin e veprës.

Le të shkojmë në filmin ‘Një baba tepër’, skenari ishte një mrekulli, dhe mendova nuk ka mundësi skenaristi të jetë shqiptar. E quajta një skenar hollivudian, të mrekullueshëm dhe e pranova me qejf rolin në atë film.” tha ai, ndërsa solli në vëmendje edhe rolin e tij të parë.

“Kam qenë në studion e Teatrit në atë kohë dhe pasi mbaroi viti i parë, vitin e dytë do vinim një vepër të plotë dhe u caktua ‘Njeriu që pa vdekjen me sy’, e mori përsipër Sandër Prosi të jetë regjizor dhe nga trupa jonë më zgjodhën mua për rolin e vagabondit. Edhe Roland Trebickën atje e kam njohur.”

Ndër të tjera, ai rrëfen se e ëma nuk donte që ai të bëhej aktor, por thotë se e donte aktrimin, ndërsa kujton konkurset që bëheshin asokohe mes shkollave, për të cilat thotë se jepnin një impakt të vecantë në jetën e tij.

“Akademia më pas ka qenë e vështirë për mua. Viti i parë është i lodhshëm, është një vit i gjatë për të kërkuar etyde personazhe’, kujton ai.

Ndër kujtimet me Sandër Prosin, ai rrëfen se si la cigaren duke dëgjuar këshillat e tij.

“Më thirri një ditë dhe më tha, Koli ti me zor merr frymë në rol, duhet të lesh cigaren. Zgjidh o rolin o cigare. Sigurisht që zgjodha rolin, dhe më mori paketën e cigaren dhe ma prishi duke më thënë të pash më me cigare do të të heq rolin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!