Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit që u nda nga jeta në fund të muajit nëntor, ka qenë pjesë e Sevilla për një sezon. Nga Napoli ai kaloi te spanjollët dhe luajti në sezonin 1992-1993, ndërkohë që klubi i kishte vënë pas një detektiv për ta ndjekur.
Ata e dinin se Maradonës nuk i pëlqenin rregullat dhe Charlie u bë hija e tij gjatë qëndrimit të Sevilla. Detektivi së fundmi ka dhënë një interviste për Vox Populi. “Maradona jetonte në një shtëpi ku kishte vetëm një rrugëdalje, kështu që vendosëm një makinë atje.
Ajo shtëpi ishte si supermarket. Ishin 18 ose 20 persona, italianë e argjentinas, që shkonin e vinin. Kam qenë në rrugë për 30 vite dhe e dija kush ishin ata njerëz. Ishte një katastrofë. Ai bëri një jetë të pazakontë për një sportist.
Maradona ishte budalla, sepse ishte njeri i mirë. Problemi është se rreth tij kishte shumë parazitë që thithnin gjithçka prej tij. Unë arrita të infiltroja disa miq në klanin e atyre me të cilët shoqërohej Diego.
Kështu që kurthi u ngrit. Ai u kthye në pesë të mëngjesit në shtëpi dhe në dhjetë duhet të ishte në qendrën sportive për t’u stërvitur”, tregon detektivi privat, ndërkohë që në momentin që Maradona u largua nga Sevilla i hapi dosjen.
“Shiko, ne kemi këtë, këtë dhe këtë tjetrën. Ju nuk shkuat të stërviteni për këtë arsye, këtë dhe këtë arsye. Ata kursyen 150 milion peseta falë materialit të grumbulluar”, tregon Charlie në intervistën e dhënë. /abcnews.al