“Jeta dhe vepra e Petro Markos, një udhëtim mes parajsës dhe ferrit”

schedule15:57 - 24 Gusht, 2022

schedule 15:57 - 24 Gusht, 2022

Jeta dhe vepra e Petro Markos i ashtuquajtur shkrimtar i “brezit të humbur” vjen e pasqyruar në revistën shkencore “Pasqyra e t’Rrëfyemit”.

Studiuesi Behar Gjoka thotë se qëllimi është për të risjell në vëmendje figurën e tij sëbashku me dritëhijet që e shoqërojnë.

Prej më shumë se 4 vitesh Gjoka është marrë me rileximin e testamentit të tij shkrimor, ku i njeh meritat si urë lidhëse e brezit të shkrimtarëve të viteve 30 me letërsinë bashkëkohore, por ai vë në dukje edhe frymën dhe gjurmën e realizmit socialist.

Studiuesi thotë se revolucioni e kafshoi dhe e burgosi.   Ndërsa letersinë dhe jetën e tij e cilëson një udhëtim mes parajsës dhe ferrit.

Në këtë botim pasqyrohet edhe ditari i burgut dhe telegramet e Petro Markos ku spikat forca e dashurisë dhe triumfi i jetës.

Behar Gjoka bën thirrje për domosdoshmërinë e një monografie të plotë dhe reale për jetën dhe veprën e Petro Markos. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!