”Jepi 10 se ndrron babin”, si zhvateshin familjarët e pacientëve te ”Shefqet Ndroqi”

schedule15:35 - 8 Shkurt, 2021

schedule 15:35 - 8 Shkurt, 2021

Pas sanitares Tire Alldervishi, në pranga kanë shkuar edhe katër punonjës të tjerë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”. Të arrestuar janë Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

Alldervishi u arrestua, pas skandalit të vdekjes së një qytetareje nga koronavirusi, e cila ishte lënë pa shërbim dhe ushqim. Nga hetimet e kryera, sipas prokurorisë, shihet qarte që persona me detyre infermierë apo sanitare ne Spitalin “Shefqet Ndroqi’’, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacienteve të sëmurë me sëmundjen Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Lexo edhe: Bashkëpunonin me Tiren për të zhvatur familjarët e pacientëve, këto janë 2 infermieret e arrestuara

Këta persona në bashkepunim me njera-tjetren, në ketë situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha përkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si një privilegj nga i cili duhej te përfitonin çdo ditë dhe gjithnjeë e më tepër.

Në dosjen e siguruar nga abcnews.al sipas prokurorisë pas sekuestrimit të celularit, Tires i janë zbuluar biseda me persona të tjerë të stafit, të cilët bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të zhvatur para nga familjarët e pacientëve të shtruar.

Lexo edhe: “I kemi ndarë me dhoma”: “Zbërthehen” mesazhet e Tires, si bashkëpunonte me kolegët

Mes bisedave, në dosje është edhe ajo e vajzës që denoncoi fillimisht rastin, që çoi më pas në zbulimin e skandalit.

Sipas prokurorisë, nga biseda e zhvilluar më datë  04/12/2020 mes pacientes Liljana Kalemi dhe sanitares Tire Alldervishi del që e ndjera i ka kërkuar disa herë ndihmë Tires për ti sjellë ushqim apo për tu kujdesur për të. Nga biseda me Tiren del që ajo ka qenë disa herë edhe pa ngrënë dhe po i kërkonte që ti sillnin ushqim.

Biseda:

04/12/2020, 19:35 – Tire Alldervishi: Gzohem te jsh mir

05/12/2020, 18:32 – Liljana: Mos u merzit per zotin te duam shum

05/12/2020, 18:59 – Tire Alldervishi: Pa merak

05/12/2020, 19:01 – Tire Alldervishi: <Media omitted>

06/12/2020, 08:49 – Liljana: Ta honksha mutin hajde nje sekont

06/12/2020, 09:36 – Liljana: O tire hajde ta honksha mutin

06/12/2020, 20:15 – Tire Alldervishi: Ate po pres

07/12/2020, 08:16 – Tire Alldervishi: Mgjes TEZE

07/12/2020, 08:17 – Tire Alldervishi: Jam ne shpi jo ne pun

07/12/2020, 08:17 – Liljana: Te du shumhajdepak

07/12/2020, 08:28 – Tire Alldervishi: Jooo

07/12/2020, 08:29 – Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik

07/12/2020, 17:04 – Liljana: ??????treo

07/12/2020, 17:54 – Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur???

09/12/2020, 08:53 – Liljana: Hsjde pes minuta

11/12/2020, 16:15 – Liljana: Po ku shkove

11/12/2020, 16:32 – Liljana: Po ku je hajde i her tashti ti me the erdha

11/12/2020, 18:02 – Liljana: O tire hajde mjep i cik karikusin e telefonit

11/12/2020, 18:05 – Liljana: Missed voice call

11/12/2020, 18:50 – Liljana: Tire meri te dyja po pate lek  e nap dhr bisakor

12/12/2020, 09:33 – Liljana: O tire po me dridhett tupi per buk

12/12/2020, 09:35 – Liljana: Po bie diabeti hade shpdjt

12/12/2020, 09:36 – Liljana: Missed voice call

12/12/2020, 10:04 – Liljana: Tethash me jep icik buk me ike

12/12/2020, 10:15 – Liljana: Hajde se me ra t

12/12/2020, 17:56 – Tire Alldervishi: TerujtZoti

13/12/2020, 14:04 – Liljana: Kur do haj buk

13/12/2020, 14:12 – Liljana: Sa bona isolinen te lutem hajde pak

13/12/2020, 14:29 – Liljana: Otire hade pak te lutem

18/12/2020, 09:42 – Liljana: Pse me tradhtove jam keq

18/12/2020, 09:43 – Liljana: Me kthe prgjigje

Në dosje thuhet gjithashtu, se rezulton që në një tjeter episod që Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +355696545815 të cilin nuk e ka të rregjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin Agim Allgjata të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet por e ka falenderuar për porosinë. Biseda është si më poshtë

Komunikimi i mëposhtëm është mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +355694005066 të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Altini Djanes” identifikuar si (Altin Riza Stafaj).

Biseda:

07:51, 07/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si jeni ktu te porta jam

07:54, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Mgjesi do snellnn shoqe se jam pushim

07:55, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok

07:56, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Jepi nj 10 se ano ndrron dhe Babin

07:57, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok

07:34, 08/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si u gdhive ktu te porta jam flm

07:37, 08/12/2020 Tire Alldervishi : Mirmgjes te kam dergu nr e asan shoqes ne ëhatsup

07:38, 08/12/2020 Tire Alldervishi: +355688043148

07:36, 10/12/2020 Altini Djanes: Mengjes si gdhive ne pune apo pushim je

07:36, 10/12/2020 Tire Alldervishi :Mgjesi turni 2 mer Rukijen

07:38, 10/12/2020 AltiniDjanes: Ok flm

07:40, 10/12/2020 Tire Alldervishi : Mos i jep gje i kam dhen un

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “0688043148” që Tirja e prezanton si shoqen e saj që do të vijë për të marrë porosinë i përket shtetases Erjona Pulja (Hoxhaj), e cila rezulton të jetë vajza e shtetases Rukije Ramazan Hoxhaj, e cila është e punësuar në Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Referuar dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga Spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Rukije Hoxhaj figuron e shënuar në planin javor të punës të sanitareve, pavioni 3 B.

Prokuroria sqaron se Altin Stafaj është pyetur dhe ka sqaruar se meTire Alldervishi ka lidhje të largët miqësie. Me datë 4 ose 5 dhjetor 2020 babai i tij Riza Stafaj, është shtruar në spitalin Shefet Ndroqi. Babai i tij ka qëndruar i shtruar në spital pothuaj 10 ditë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Infermjerja qe ka ndjekur ecurinë e sëmundjes se babait të tij të ndjerë, quhet Irma me të cilën ai ka komunikuar në telefon pothuajse çdo ditë, dhe ajo e ka sqaruar per gjendjen e babait. Kryeinfermierja qe ka ndjekur babin e tij quhet Ana. Per shkak të njohjes që Altini kishte me Tiren, e cila punonte si sanitare ne spital, ai ka komunikuar me të për gjendjen e babait, ushqimin dhe pastrimin e tij. Babi i tij ka qenë i shtruar në katin e tretë, dhomën e shtrimit nuk e kujton. Gjatë këtyre komunikimeve, babai nuk i ka shfaqur ndonjë pakënaqësi ndaj mjekëve. Shtetasi Altin sqaron se në dy apo tre raste i ka dhënë ndonjë dhjetë mijë lekësh.

Altini pohon se ka komunikuar me Tiren dhe kujton që Tirja i ka dhënë numrin e një shoqes së saj qe ishte santitare. Ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë të dilte tek porta për ti dhënë ushqimin e babait. Përveç qeses me ushqime ai i ka dhënë sanitares në fjalë një dhjetë mijë lekësh të vjetër për përkujdesjen që ajo tregonte ndaj babait të tij. Sanitaren që doli tek porta nuk e njeh. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!