Jep dorëheqjen nga detyra prokurori Petrit Fusha

schedule10:26 - 6 Mars, 2019

schedule 10:26 - 6 Mars, 2019

Dorëhiqet në mënyrë të papritur nga detyra, prokurori i prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha. Në tekstin e dorëheqjes së siguruar nga ABC Neës, prokurori shprehet se pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, kërkon që përvojën ta përdorë në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

“Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të padrejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë”, shkruan në tekstin e dorëheqjes, prokurori Fusha.

Në vijim të këtyre argumenteve, prokurori thotë se ka vendosur të paraqesë dorëheqjen nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.

Ndërkohë, për këtë çështje është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili me shumicë votash ka vendosur se mbarimi i mandatit për Fushën do të jetë në datë 31 mars. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!