TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi jep dorëheqjen. Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme.
Kreu i tatimeve ka konfirmuar për ABC News se ka dhënë dorëheqjen nga ky post për të marrë emërimin si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ceno Klosi ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me vendim të Këshillit të Ministrave. Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve.
Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.