Jennifer Lopez u hodh në krahët e ish-it pas ndarjes, Rodriguez ka ende shpresa për rikthim

schedule14:18 - 22 Maj, 2021

schedule 14:18 - 22 Maj, 2021

Alex Rodriguez po shpreson që të rikthehet me Jennifer Lopez, pavarësisht se këngëtarja ka nisur një romancë me Ben Affleck. Ish basketbollisti dhe Lopez prisnin të martoheshin, por kohët e fundit konfirmuan ndarjen. Një burim pranë tyre ka pohuar se Alex-i është shkatërruar nga ndarja dhe e ka të vështirë ta pranojë se J.LO është rikthyer me ish-in pas 20 vitesh.

Anonymous Sources Are Back to Explain the Jennifer Lopez and Alex Rodriguez Breakup | Vanity Fair

Një person i brendshëm tha për “US Weekly”: “Alex është ende shumë i hidhëruar dhe në një botë dhimbjeje. Ta shikosh këngëtaren duke vrapuar në krahët e Ben-it është një goditje e rëndë. Është një pjesë e tij që ende mban shpresën se ata do të bëhen bashkë sërish, por thellë brenda tij iu desh të pranojë të vërtetën e ashpër që ajo do të vazhdojë me Ben.”

A-Rod's Birthday Tribute to J.Lo Proves Why She Got ''El Anillo'' - E! Online - UK

Sa për Jennifer dhe Affleck, dyshja po shikon se si shkon lidhja e tyre dhe nuk po nxitojnë për ta bërë publike. “Tani për tani po shkojnë me rrjedhën dhe po bëjnë plane për t’u takuar sa më shpesh të jetë e mundur, por ka ende disa gjëra për të diskutuar para se të dalin zyrtarisht në publik.”, tha burimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!