Jennifer Lopez tregon arsyen pse u maskua si Madonna për Halloween

schedule20:25 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 20:25 - 23 Dhjetor, 2020

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, i kanë surprizuar të gjithë me maskat e zgjedhura për Halloween.

Këngëtarja u maskua si kolegia e saj, Madonna, me të cilën Alex dikur ishte në lidhje dashurie.

Rreth këtij vendimi të saj, këngëtarja 51-vjeçare ka folur pikërisht sot.

“Po, të gjithë u veshëm pak si shumë. Fëmijët e mi po fshiheshin në dhoma të tyre. Më pyesnin “çfarë po bën?”, tha Jennifer gjatë një interviste në SiriusXM Radio ANdy.

“Unë u vesha si Maddona, ndërsa Alex si Bruce Springsteen”.

Sakaq drejtuesi i emisionit e pyeti se nëse është pak e çuditshme kjo për shkak të historisë së Alex me Madonnën. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!