Jennifer Lopez thotë se është sërish gati për martesë

schedule18:45 - 26 Nëntor, 2021

schedule 18:45 - 26 Nëntor, 2021

Jennifer Lopez thotë se është gati për martesë me Ben Affleck.

Çifti që rrëmbyen vëmendjen e mediave pas ribashkimit, kanë kaluar thuajse gjithë verën bashkë dhe siç duket janë gati të hedhin hapin e radhës në lidhjen e tyre. Pas thashethemeve, ylli i skenës së fundmi zbuloi se nuk është kundër mundësisë së një martese tjetër.

I pyetur nga Today, ajo është përgjigjur: “100%. Unë jam romantike. Unë kam qenë gjithmonë. Unë jam martuar disa herë. Unë ende besoj në lumturinë përgjithmonë, me siguri”.

Dëgjoni më poshtë deklaratat e saj:

Jennifer Lopez ka qenë i martuar tri herë. I pari me aktorin Ojani Noa në 1997, i dyti me Cris Judd në 2001 dhe i treti me Marc Anthony në 2004, me të cilin pati dy fëmijë, binjakët Maximillian dhe Emme.

Pak ditë më parë këngëtarja dhe aktorja postoi një video në Instagram ku tregon se sa mirënjohëse është për jetën e saj, me rastin e Ditës së Falenderimeve. Ajo tha gjithashtu se do të kthehej në shtëpi për festën dhe kjo ka qenë arsyeja e zërave se çifti kanë dashur të festojnë së bashku./abcnews.al