Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të bëjnë pushime me ish partnerët e tyre

schedule16:12 - 18 Tetor, 2022

schedule 16:12 - 18 Tetor, 2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po i presin me padurim pushimet. Por një burim për Entertainment Tonight thekson se të sapomartuarit po presim me padurim dhe festa të tjera si Ditën e Falënderimeve ashtu edhe për Krishtlindjet”. Sipas burimit, ata do të kalojnë pushime me ish partnerët e tyre.

Ish burri i Lopez, Marc Anthony, ish gruaja e Affleck, Jennifer Garner dhe pesë fëmijët e tyre do të mblidhen së bashku. Lopez është nëna e binjakëve 14-vjeçarë, Max dhe Emme, ndërsa Affleck është baba i Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10 vjeç.

“Ata kanë disa gjëra për të zgjidhur me dy grupet e fëmijëve dhe ish-partnerët e tyre, por do të donin t’i kishin të gjithë fëmijët së bashku me ta si një familje e madhe dhe janë duke punuar për këtë. Krishtlindjet janë një nga festat e preferuara të Jen dhe ajo është shumë e emocionuar“, tha burimi. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!