Jennifer Lopez bën thirrje për të votuar në mënyrën më të veçantë të mundshme

schedule14:28 - 31 Tetor, 2020

schedule 14:28 - 31 Tetor, 2020

Shumë artistë iu kanë bërë thirrje fansave të tyre të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Së fundmi, ka qenë Jennifer Lopez e cila ka bërë një përpjekje për të inkurajuar pjesëmarrjen e votuesve ndërsa po shkonte në një darkë me të fejuarin Alex Rodriguez në West Hollywood.

Ylli 51-vjeçar mbante një çantë të bardhë lëkure Gucci, me mbishkriminn “Vote” në pjesën e përparme të saj. Çanta jo vetëm që shërbeu për të dhënë mesazhin politik, por gjithashtu përforcoi stilin e jashtëzakonshëm të divës së muzikës.

Shkund votën: Megastar 51-vjeçar mbante një çantë të bardhë lëkure Gucci që kishte 'Vote' të qëndisur në pjesën e përparme të saj

Jennifer iu rikthyer viteve ’70, duke ecur në trotuar me një palë çizme lëkure kafe. Rodriguez, i cili filloi të takohej me Lopez në fillim të vitit 2017, i propozoi yllit të muzikës në Mars të 2019-ës. Dasma e tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. /abcnews.al