Jennifer Aniston ende mban unazën e fejesës që i dhuroi Brad Pitt, sipas raporteve në mediat amerikane.
Aktorja 51-vjeçare e ‘Friends’ besohet se ka mbajtur unazën $ 500,000 që i dha Brad, kur u fejuan në 1999-ën.
Mësohet se ajo kishte vënë unazën e madhe me diamantë kur u takua me Brad ballë për ballë në fillim të këtij viti.
Burimet tregojnë se kishin parë një unazë që ngjasonte shumë me atë që Brad i dha më shumë se 20 vjet më parë, kur ajo u takua me të në ‘Screen Actors Guild Awards’ në fillim të vitit.
Dizajni i unazës raportohet se bazohet në një palë vathë që Brad i kishte blerë Jen-it më parë.
Për vitin 1999, 500,000 dollarë ishin një shumë e madhe (e barabartë me 769,474 dollarë me paratë e sotme). Madje Brad më vonë e hodhi në gjyq kompaninë ‘Damiani’, pasi filloi të shiste kopje të unazës.
Unaza kishte një dizajn unik. Ajo përmbante një gur të madh në qendër, i cili ishte i rrethuar nga një spirale me diamante më të vogla./abcnews.al