Jeni vaksinuar? Shqipëria arrin marrëveshjen me Hungarinë për certifikatën e gjelbër

schedule16:27 - 8 Qershor, 2021

schedule 16:27 - 8 Qershor, 2021

Shqipëria ka arritur marrëveshjen e parë me një vend anëtar të Bashkimit Europian për certifikatën e vaksinimit.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi mëson se gjatë vizitës në Hungari, kryeministri Edi Rama ka arritur marrëveshjen me homologun Viktor Orban për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.

Shqipëria i ka hapur kufijtë për të gjithë që duan që të vizitojnë vendin tonë për sezonin turistik, ndërsa tashmë pas paktit për certifikatën e vaksinimit, të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe Hungaria, theksojmë që bëhet fjalë për qytetarët që janë vaksinuar.

Gjithçka për sezonin turistik. Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!