Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “Tap-Topi”, deputetët e opozitës parlamentare.
Gjatë fjalës sot në Kuvend, Rama tha se e vetmja gjë që mund të bëhet nga opozita e re është të bashkohen me opozitën jashtë Kuvendit dhe të heqin tabelën e shumëzimit.
Fjala e Ramës shkaktoi acarimin e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili doli përpara për t’a ndërprerë, por u ul nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
“Jeni deputetë të rënë nga vagonët e mallrave, jeni deputetë padashje. Çdomethënë kjo? Përveç se jeni deputetë padashje jeni edhe antikomunist padashje, jeni bërë antikomunist sepse e keni marrë antikomunizmin si merret muzika me vesh dhe flisni sot ju këtu..?? që medemek jeni ballist, flisni ju dhe thoni pse si fut në burg, ju flisni njëlloj si deputetët e kuvendit 1945, kush fut në burg?
Këtë sistem për të cilin luftuan gjyshërit tuaj, sikur i ndjeri Mithat Frashëri të kishte dijeni për çfarë thoni ju këtu ….
Në demokraci nuk fut në burg as qeveria as partia as kryeministri, në 45 po. Mos bërtisni këtu sikur jeni deputetët komunistë, mos bërtisni këtu burg burg burg… prandaj nuk dini të ndërtoni shkolla, nuk dini të ndërtoni tekste për shkolla, si ka mundësi që ju këtu ligjvënës të flisni në këtë gjuhë.
Në burg të fut drejtësia, dhe do ti s’do ti cilido që është subjekt i drejtësisë merret drejtësia. Çfarë je ti deputetë i partisë komuniste je? Çfarë bëtë ju për drejtësinë? Pikërisht se s’jemi njësoj, ne kemi udhëhequr reformën në drejtësi.
E keni bërë testin mo vlla? Vetëm ulërin…”
n.d./abcnews.al