Takimi i kryeministrit Rama me kryebashkiakët që po mbahet në Pogradec ka hyrë në ditën e dytë.
Gjatë takimit, kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe ai i Kukësit Safet Gjici kanë raportuar për bilancet e tyre.
Por përveç investimeve që janë bërë, 2 kryetarët kërkuan dhe të tjera, duke vënë në dukje se janë bashki të lëna nën hije dhe të fundit kur vjen puna për dhënie fondesh për përmirësimin e jetesës atje.
Ndërsa kryeministri Rama nuk ka qenë dakord.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndoshta prandaj jeni dhe të suksesshëm. Njëri thotë që ura e madhe po na e bën Kukësin xhep fals, tjetri thotë Shëngjini dihet që do jetë i fundit. Këtu dihet që po bëhen dy nga investimet më të rëndësishme në Shqipëri aktualisht. Edhe në Shëngjin edhe në Kukës. Ky thotë Shëngjini do ngelet i fundit. Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën dhe do lidhet edhe me anën tjetër në Malin e Zi. Po rruga Shëngjin Veilpojë që ka 30 vjet që është ëndërr që duhet bërë, që e kishte zotnia edhe premtim elektoral dhe po e bëjmë bashkë po bëhet realitet. Po apo jo?
Ndreu: Po.
Rama: Ura e Kukësit është një vepër shumë komplekse dhe po bëhet.
Gjici: Po këta nga do kalojnë?
Rama: Një sekondë more zotëri. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas. Nuk ka qytet se dëgjoja dhe ata deputetët e Shkodrës që bërtisnin se ura që do lidhë të dy anët do nxjerrë jashtë loje Shkodrën. Këto janë çmenduri, këto vepra rrisin ekonominë. Qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Kush ka për të ardhur në Kukës do vijë. Pyetja është si e bën ti Kukësin një vend ku të vijnë dhe të tjerët kastile.
Gjeci: Do ta sqaroj.
Rama: Nuk ke çfarë sqaron, ne të dëgjuam. Tani më dëgjoni mua./Abcnews.al/