Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi të uritur për rezultate më mira”, Maran me sytë nga U21: Do punoj për t’ju dhënë hapësirë dhe vëmendje

schedule11:25 - 28 Maj, 2026

schedule 11:25 - 28 Maj, 2026

TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka theksuar ambicien e kuqezinjve për të arritur rezultate më të mira, ndërsa paralajmëroi se pas dy ndeshjeve miqësore do t’i kushtojë vëmendje edhe ekipit U21.

Tekniku italian u shpreh se njeh një pjesë të lojtarëve të U21 dhe se do të ndjekë nga afër sfidën e tyre ndaj Italisë, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar.

“Jemi të uritur për rezultate më  të mira. Pas këtyre dy ndeshjeve do punoj për t’ju dhënë hapësirë për t’i dhënë një vëmendje edhe kombëtares U21, një pjesë të lojtarëve unë i njoh dhe do kem fatin që ti shikojë në ndeshjen që do kenë me Italinë, sepse ky është hap i radhës.”, tha ai./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!