“Jemi të pasur dhe kërkojmë pronën tonë”, banorët në Kakome protestojnë para Prokurorisë së Sarandës

schedule17:41 - 12 Tetor, 2020

schedule 17:41 - 12 Tetor, 2020

 “Ne jemi të pasur, dhe jemi pa lek, ne lypim pronën tonë sepse kështu u ndërtua ky sistem”, kështu u shpreh një prej banorëve në Kakome, i cili ishte në protestë ditën e sotme para Prokurorisë së Sarandës.

Durimit të banorëve të Kakomesë po u vjen fund. Prej 30 vitesh, kërkojnë vetëm një gjë, hipotekimin e tokës të cilën e kanë përfituar me ligjin 7501. Kanë trokitur në çdo derë, Bashki, Prokurori e Gjykatë. Por askush nuk u ka dhënë asnjë përgjigje. Zgjidhja e vetme që u ka mbetur janë protestat.

“Kërkojmë pronat tona të mbajtura me qindra vite nga regjimi shqiptar. Ky ligj është ndërtuar vetëm për interesat e tyre”, shprehet një banor i asaj zone.

Thonë se pas kësaj proteste do të drejtohen në SPAK.

“Kemi tre vjet që kemi bërë kallëzim penal dhe na sjellin vërdallë. Dikur thotë se duhet të shkojmë në Gjykatë, të tjerë na drejtojnë në Prokurori. Kërkojmë ndihmën e kryeministrit shqiptar”, shprehet ai.

1005 banorë të fshatit Nivicë në bregdet vijojnë të mos kenë ende certifikata pronësie për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501.

Bëhet fjalë për 464 ha tokë bujqësore, prej të cilave 20,5 ha të vendosura buzë detit në Fushën e Kakomesë.

Pronat e rreth 100 banorëve, prej 15 vitesh janë rrethuar me tela nga një firmë private dhe ata nuk hyjnë dot./abcnews.al/