Kryeministri Edi Rama kam shpjeguar sipas tij ligjin kundër shpifjes, në njënkoë kur jashtë Parlamentit gazetarët vijojnë protestën e tyre.
“Para se të hy në aspektet e ligjet. Po u jap pak konceptin ndërkombëtar që të jemi të qartë se për cfarë flasim ne dhe se ku ëhshtë bota sot. Që ta marrin vesh të gjithë, kur jemi përballë një turme që nuk lexon, dhe nuk denjon të lexojë, që e thonë hapur ne nuk duam ligj. Sipas një raporti të OSBE në ¾ në 42 shtete nga 57 fyerja dhe shpifja është vepër penale. Aktualisht ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari 20 shtete parashikojnë fyerjen si vepër penale që dënhet me burg.
Së dyti 5 shtete nuk e parashikojnë shpifjen si vepër penal, por e rregullojnë me pasojat e tyre. Anglia rezulton me gjobën më të lartë që shkon në 200 mijë sterlina. Tre shtetet e parashikojnë si vepër penale dhe dënim me gjobë jo me burgim. Legjislacioni më i ashpër ndaj fyerjesh dhe shpifjes ëhstë ai i Gjermanisë. Kodi penal i Gjeramnisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen”, tha Rama.