“Jemi për një Europë të bashkuar, jo peng të metodave të vjetra/ Rama: Mirëpresim çdo bashkëpunim nga Franca!

schedule15:15 - 12 Prill, 2024

schedule 15:15 - 12 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Franca për një vizitë zyrtare. Në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri Rama e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

Gjithashtu ai shtoi se mirëpret çdo investim nga Franca, duke nënvizuar se është me rëndësi edhe thellimi mes dy vendeve.

“Ne jemi sot dëshmitar të rezultateve për Shqipërinë dhe plani i rritjes që u miratua nga PE është diçka që shkon në këtë drejtim. Një Europë e fortë, një Europë e bashkuar dhe që nuk mbetet peng e metodave të vjetra të integrimit. Sot jemi në një situatë shumë më pozitive. Dua të të falënderoj edhe për vizitën në Shqipërisë sepse përtej momente shumë të bukura, ka pasur një vijim që na ka prekur dhe habitur shumë. Pasi ka projekte që po ndodhin dhe tani kemi një horizont të ri të punëve të përbashkëta dhe kanë nisur investime të mëdha, përmend këtu dy parqet fotovoltaike të rajonit. Të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime, rritje.”, ka thënë kryeministri Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!