“Jemi në pikën më të mirë, pagesat online janë shtuar”, Ilda Huta: Faktor kryesor turizmi

schedule20:34 - 28 Mars, 2025

schedule 20:34 - 28 Mars, 2025

E ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në Abc News, Ilda Huta dhe se është një fat i madh për Shqipërinë që digjitalizomini ka prekur dhe sektorin bankar. Duke iu referuar kryesisht pagesave me kartë ose online, në raport me ato cash.

Sipas saj është parë një rritje e ndjeshme e përdorimit të kartave apo shërbimeve të tjera digjitale nga qytetarët për të kryer pagesa ose blerje online. Ajo tha se për këtë efekt pozitiv në ekonominë shqiptare, një rol të rëndësishëm ka luajtur kryesisht zhvillimi i bujshëm i turizmit.

“Është një fat i madh që të jesh në Shqipëri dhe të punosh për një kohë kaq të gjatë në këtë fushë dhe këtu kupton se çfarë trendi ka pasur ky lloj zhvillimi duke filluar që nga vitet 2008-2009, ku filloi të kishte një shtysë për pagesat me karta. Dhe duke arritur në vitet e fundit ku interesi për këto pagesa është rritur shumë, ku janë vetë tregtarët që kërkojnë këto produkte dhe vetë klientët janë ata që duan të paguajnë me këto produkte. Nuk është rastësore, në një botë kaq të pasur digjitale jo vetëm në Shqipëri, po dhe jashtë, interneti, tregu dhe çdo gjë që kishte të bënte me digjitalizimin do të prekte dhe sistemin bankar. Patjetër ishte e pashmangshme dhe patjetër që do të prekte dhe Shqipërinë, jemi në tregun rritës aq më tepër në këto vitet e fundit.

Për këtë një faktor shumë i madh ka qenë dhe turizmi, rritja e lartë e transaksioneve të kërkuara dhe nga të huajt që vijnë në Shqipëri për të kryer të gjitha llojet e transaksioneve në vendin tonë, që nga mbrojta e deri tek prononcimi i hoteleve, apo të ngrënie t e kafja. Janë këto aspekte dhe fusha që këto produkte duhet të ekzistojnë, ka rritje dhe ajo që bankat kanë bërë me në krye Bankën e Shqipërisë është pikërisht rrjedhojë e strategjisë shumë të mirë për të arritur në kushtet që tregu kërkon dhe për të arritur pikërisht në suportin e turizmit që në fakt ka ndihmuar shumë,” tha Ilda Huta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!