“Jemi në Bundesliga, jo në Kupën e Afrikës”, Mainz injoron keq tifozin racist

schedule12:55 - 9 Qershor, 2020

schedule 12:55 - 9 Qershor, 2020

E çuditshme ajo që ndodh në Gjermani. Klubi i Mainz ka humbur një anëtar dhe shkak është bërë formacioni i skuadrës që garon në Bundesliga. Arsyeja pse largohet është përfshirja te titullarët e shumë lojtarëve me ngjyrë. “Prej muajsh nuk identifikohem me këtë klub”, shprehet ish-anëtari në komunikimin me Mainz, që ka vendosur ta publikojë.

“Tani më krijohet përshtypja që jam në Kupën e Afrikës dhe jo në Bundesligën gjermane. E di çfarë më pret, por jo, në asnjë mënyrë nuk jam racist, këtë nuk e lejoj. Kur është tepër, është tepër. Por nëse nëntë lojtarë me ngjyrë janë shfaqen në formacion për javë të tëra dhe talenteve gjermanë nuk i jepet asnjë shans, atëherë ky nuk është më klubi i preferuar”.

Mainz më pas ka publikuar edhe përgjigjen: “Edhe pse zakonisht kemi keqardhje për largimet e anëtarëve dhe luftojmë me pasion për secilin prej tyre, këtë herë nuk është ai rast. Racizmi nis aty ku shprehen idetë raciste, jo vetëm kur dikush e quan veten të tillë.

Kjo ndodh shumë rrallë. Po, është e vërtetë, ju nuk mund të identifikoheni me klubin tonë. Sepse për ne nuk ka rëndësi ngjyra apo origjina e njerëzve. Ne na intereson të jetë human dhe të ndajë vlerat e tij me ne. Ne jemi të kënaqur që i mirëpresim njerëz të atij komuniteti mes nesh.

Për këtë arsye ne mezi presim t;iu mbarojë anëtarësimi, sepse arsyetimi juaj tregon se nuk keni vlerat që karakterizojnë klubin tonë”, shkruan klubi i Mainz, që i kujton tifozit statutin e klubit, ku thuhet se promovojnë sportin si një urë lidhëse mes njerëzve, si dhe u krijojnë mundësinë të zhvillohen të gjithëve, pa dallime racore, fetare, origjine etj.

“Ju e artikuloni gjithçka në një kohë kur për shkak të vdekjes së George Flyd, diskriminimi racor është një çështje globale dhe për fat të mirë është bërë subjekt i shumë aktiviteteve simbolike dhe solidariteti, nga sportistë dhe klube. E gjitha tregon se vlerat negative janë rrënjosur thellë tek ju. Ndryshe nga ju, “Black Live Matter (Jeta e të zinjve ka vlerë)” vlen për ne pa asnjë kufizim”, mbyll Mainz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!