TIRANË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh në Samitin e Komunitetit Politik Evropian se Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe të rrisë bashkëpunimet tregtare.
“Na duhet shumë bashkëpunim konkret. Kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Mund të kuptojmë nga zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi, ka kërcënime që po minojnë demokracitë tonë dhe qëndresën tonë dhe këto krijojnë manipulime. Ka ndërhyrjet e huaja konstante dhe këto po minojnë demokracitë tona.
Na duhet të mbrohemi nga sulmet online dhe të gjurmojmë flukset financiare, që i ushqejnë këto sulme hibride. Pika e fundit, siguria ekonomike, e përmenda edhe në Budapest, por besoj se nuk kemi kuptuar mjaftueshëm që përfaqësojmë një treg mbi 700 milionë banorësh, shumë herë më i madh se ai amerikan.
Na duhet të rrisnim bashkëpunimin dhe të kuptojmë dhe të heqim barrierat tregtare, Europa e madhe të jetë më e bashkuar ekonomikisht nga pikëpamja tregtare. Ne do të bashkërendohemi dhe të luftojmë konkurrencën e pandershme”, tha ai.