“Jemi më mirë si miq”, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë

schedule16:06 - 15 Prill, 2021

schedule 16:06 - 15 Prill, 2021

Çifti më i komentuar i momentit, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë.

Lajmi, i cili kishte kohë që përflitej në media, është konfirmuar nga vet ish-çifti. Në deklaratën e përbashkët për Today, dyshja shkruan se e kuptuan që preferojnë të jenë miq dhe do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa i urojnë njëri-tjetrit më të mirat për fëmijët e tyre.

“Ne e kuptuam se ishim miq më të mirë dhe mezi presim të qëndrojmë në atë mënyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në ndërmarrjet dhe projektet tona të përbashkëta. Urojmë më të mirën për njëri-tjetrin, dhe sigurisht për fëmijët që ka secili prej nesh. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që duhet të bëjmë është të falenderojmë të gjithë ju që na keni dërguar fjalë shumë të mira dhe për mbështetjen tuaj “.

Ndarja e tyre vjen vetëm disa ditë pasi mohuar zërat duke i quajtur thashetheme rreth ndarjes së tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!