“Jemi më afër nga sa mendoni”, sulm me raketa pranë ambasadës së SHBA-së në Irak

schedule08:10 - 16 Shkurt, 2020

schedule 08:10 - 16 Shkurt, 2020

Pranës Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, mëngjesin e ditës së sotme është goditur me disa raketa.

Sipas policisë amerikane, fillimisht nuk është kuptuar se ku kishte ndodhur sulmi pasi sirenat po binin në të gjithë kompleksin e ambasadës.

Nga sulmi raportohet se nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen arsyet e sulmit, por sipas SHBA-ve mund të jetë kryer nga një grup ushtarak i ndërfutur në forcat e sigurisë shtetërore në Irak.

Sulmi ndaj ambasadës erdhi menjëherë pasi një eksponent i grupit të quajtur Hashed al-Shaabi lajmëroi një numërim mbrapsht për dëbimin e forcave amerikane nga vendi.

Ai postoi një fotot në “Twitter” me një makinë amerikane duke thënë: “Jemi më afër nga sa mendoni.”