Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Në konferencën për shtyp në kuadër të përballjes ndaj “legjionarëve” tanë përveç teknikut të Sylvinho ishte dhe lider i mbrojtjes “kuqezi”, Berat Gjimshiti, i cili për mediat e pranishme në sallë u shpreh se pavarësisht vështirësishë së sfidës, sërish djemtë janë gati të përballen me Çekinë, teksa premton se do japin gjithçka në fushë mbrëmjen e nesërme.
“Ndeshje për ndeshje jemi të fokusuar sepse nuk dihet se çfarë vjen pastaj. Sigurisht që është një moment i bukur, i vështirë po prap jemi gati për përballemi me Çekinë në këtë ndeshje.
Besoj se euforia është më shumë nga jashtë sesa nga brenda ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë vlerat ona, besoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Do të jetë shumë e vështirë, por besoj te kualiteti i skuadrës tonë dhe do të japim gjithçka mbrëmjen e nesërme”,- u shpreh “kollosi” i mbrojtjes “kuqezi”.
Konferenca e plotë për shtyp e Berat Gjimshitit:
Momenti që prisnim prej tetë vitesh ka ardhur a je gati që të marrim fitore nesër?
Për momentin nuk e di, por në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur dhe i vështirë, por jemi gati për këtë ndeshje.
Euforia
Euforia është më shumë jashtë se brenda, ne i dimë vlerat e kundërshtarit dhe vlerat tona. Çdo ndeshje është e vështirë, por i dimë vlerat dhe cilësitë tona dhe besoj do të jemi gati për këtë ndeshje.
Mungesa e Ismajlit
Është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare dhe besoj se s’ka për të qenë problem. Sidomos për mua, pasi u besoj të gjithë lojtarëve njësoj.
Si e sheh këtë përballje krahasur me të parën ndaj Çekisë?
Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe goditje standarde. Besoj do jetë e njëjta ndeshje nesër, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin, por ia dolëm. Nesër ta shikojmë ishalla kemi më shumë raste dhe të shënojmë e fitojmë.
Keni shënuar kundër Armenisë dhe na çuar në Europian para tetë viteve, a mund të përsëritet historia?
E pash sot në Instagram, por po shpresoj, le ta shohim. Më shumë rëndësi ka suksesi i Kombëtares, që të fitojë s’ka rëndësi kush shënon.
A ke ndjesi të veçantë për ndeshjen nesër për fitore?
Them që po, nuk e di do e shohim në vazhdimësi, por kemi tre ndeshje të vështira, por do të jap maksimumin, por duhet ta marrim ekip prej ekipi ose ndeshje prej ndeshje.
A do vini në Preshevë për të festuar atje nëse kualifikoheni?
Do vi edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi.
Si e vlerëson momentin në të cilin ndodhet Shqipëria, shumë afër Europianit?
Sigurisht që është një moment vendimtar dhe jo vetëm, nesër është një ndeshje vendimtare, por edhe të tjerat.
Atmosfera që pritet nesër, mendoni që do jetë në favorin tuaj apo në disfavor?
Besoj se trajneri juaj do të flasë nesër pas ndeshjes se si ishte atmosfera në stadium. Shqiptarët dinë të bëjnë atmosferë dhe besoj se do të jetë në favorin tonë. /i.m /abcnews.al