“Jemi forca e duhur për ta çuar Shqipërinë në BE”, Rama: Na pret një jetë e re

schedule18:12 - 26 Mars, 2025

schedule 18:12 - 26 Mars, 2025

Gjatë një takimi me të rinjtë shkodranë, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE. Kryeministri tha se me hyrjen në BE shqiptarët e veçanërisht të rinjtë do të ketë mundësinë që të shkelin në të gjitha vendet europiane të zhvilluara, të qëndrojnë, të studiojnë dhe të punojnë atje.

“Kur të mbarojë shkollën rinjtë shqiptarë do të tentojë të bëjë një punë pa problem, kurse sot nuk e bën dot. Me pasaportën e BE-së sot je në Shkodër e nesër je në Portugali, apo vende të tjera. Nuk të ndalon njeri të të pyes se ku do të shkosh. Me hyrjen në BE, BE-ja bëhet e vogël sa Shqipëria, e Shqipëri e madhe sa BE.”
Kreu i qeverisë foli edhe për kartën e Shërbimit të Sigurimeve Shoqërore të BE që edhe kjo merret pasi ne të bëhemi vend anëtar i BE. Me pasaportën europiane qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë që të marrin shërbimet e tyre shëndetësore me një standard të lartë dhe falas. E njëjta gjë do të vlejë dhe për pensionet, nuk do të ketë më nevojë për marrëveshje me vendet e tjera.

“Kur jemi të sëmurë bëjmë çmos që ta kalojmë me çajra dhe hudhra sepse të shkosh në doktori kushton shumë. Kurse me pasaportën në BE merr kartën dhe merr shërbimin si një qytetar europian. E njëjta gjë do të jetë dhe me pensionet. Nuk është nevoja që të bëjmë negociata me vendet e tjera, sepse bën veprimet direkt nga këtu atje sipas dëshirës tënde.”

Me integrimin në BE, Shqipëria bëhet pjesë e Parlamentit Europian, duke pasur përfaqësuesit e saj.

“Me pasaportën e BE-së ne bëhemi pjesë e sistemit zgjedhor të BE-së. Bëhemi pjesë e Parlamentit Europian dhe kemi përfaqësuesit tanë. Gjithashtu të gjithë shqiptarëve u hapen vendet që të punojnë në institucionet europaine. Shkurt fjala është një jete e re në një botë të re, për të gjithë gjeneratën e re. Kjo është koha e duhur, vendi i duhur dhe ne jemi forca e duhur për të çuar Shqipërinë në BE.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!