Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit në Slloveni: Europa, makineria më e jashtëzakonshme burokratike

schedule13:32 - 1 Shtator, 2025

schedule 13:32 - 1 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në forumin e Bledit të mbajtur në Slloveni u shpreh se politika e Jashtme e Shqipërisë është e harmonizuar me Europën.

“Në Europë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës, pra ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, më shumë borxh, pastaj më shumë para e shpenzime e kështu me radhë. Pra edhe ato duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit dhe të bëjnë para për ta, për interesin e tyre dhe institucionet nga ana e tjetër për interesin publik. Ata që janë brenda BE duhet të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend i mirë për të gjithë ata që janë aty. Por këta patologët duhet të specialozohen paksa, njëri duhet të jetë onkologu, njëri patologu e kështu me radhë për t’u kujdesur për të gjithë shqetësimet”, tha ai.

Më tej kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, shtoi se Europa duhet të punojë për të gjetur një ekuilibër.

“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në shtetet e bashkuara të Europës apo do të shpërbehet në copa të ndryshme me gjithsecilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh satelit i dikujt tjetër. Kjo është ajo pikëpyetja e madhe, përgjigjen e së cilës nuk e kam. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë, por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë në Amerikë për shembull shpikin OpenAI ndërsa në Europë shpikin rregulloren për momentin që kur dikush të vijë të shkojë në të njëjtin drejtim. Kjo e bën Europën praktikisht më të vështirë si mjedis për biznesin, shumë herë më të artikuluar kur vjen fjala për rregulloren, por ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë. Dhe gjëja e fundit që dua të them është që ndërkohë që sheh këtë botë që zhvillohet e lëviz me një shpejtësi të pabesueshme jashtë sferës sonë europiane pyetja që i bën vetes është pse nuk është Europa aty, pse nuk ishte Europa në Tianjin, pse nuk është në Brazil. E kuptoj pse por ndoshta kjo përgjigje duhet përgatitur në një tjetër mënyrë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!