Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Sanaa në Jemen, në një tubim masiv për të shprehur solidaritetin me popullin palestinez në Rripin e Gazës.
Pamjet tregojnë mijëra protestues që u mblodhën në një prej rrugëve kryesore të Sanaa duke valëvitur flamujt palestinezë, ndërsa brohoritnin slogane anti-izraelite dhe anti-SHBA.
Sipas raportimeve, në protestë kishte dhe shumë njerëz të armatosur, për të treguar se ishin të gatshëm për të luftuar në mbrojtje të Gazës. Tubimi synonte gjithashtu të demonstronte mbështetje për sulmet e Houthi-ve kundër anijeve në Detin e Kuq.
/abcnews.al