Autoriteti qeveritar i aviacionit në Jemen ka njoftuar mbylljen e të gjitha aeroporteve për trafikun ajror deri në njoftim të mëtejshëm, një vendim që vjen pasi pista e aeroportit të Sana-s u godit për të penguar uljen e një avioni iranian.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë avion të shkelë hapësirën tonë ajrore, qoftë në aeroportin e Sana-s apo në ndonjë aeroport tjetër. Ne do të pengojmë çdo përpjekje për të imponuar një situatë të kryer që cenon sovranitetin tonë”, tha Rashad Al-Alimi, kryetar i Këshillit të Udhëheqjes Presidenciale të Jemenit, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Saba.
“Udhëzova që përballja të mos zgjerohet, për të shmangur që Teherani ta tërheq Jemenin dhe popullin e tij në luftëra që i shërbejnë interesave të tij në konfliktin rajonal”, shtoi Al-Alimi.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Jemenit tha se forcat e saj goditën pistën e aeroportit të Sana-s pasi Huthit penguan avionët jemenas të uleshin dhe lejuan avionin iranian të ulej “në shkelje të territorit jemenas”.
Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, u zotua se sulmi “nuk do të kalojë pa hakmarrje dhe ndëshkim”.



