Jelekverdhët vijojnë protestat kundër qeverisë në Francë, arrestohen 32 persona

schedule11:11 - 9 Shkurt, 2020

schedule 11:11 - 9 Shkurt, 2020

Të paktën 32 persona kanë rënë në prangat e policisë franceze në kuadër të parandalimit të protestave të jelekverdhëve kundër qeverisë. Protestat në Francë vijojnë prej 65-s javësh si shenjë ndaj masave të qeverisë.

Protestuesit u mblodhën të shtunën në Sheshin e Pallatit Mbretëror, pavarësisht se një gjë të tillë e kishte ndaluar paraprakisht policia. Ndërkohë përveç arrestimeve, policia e kryeqytetit francez tha se 140 persona janë ndëshkuar për pjesëmarrje në protestën që nuk kishte leje nga autoritetet.

Sidoqoftë, protestuesit u përleshën me policinë në qytetin Bordeaux. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba të plastikës për t’i shpërndarë protestuesit. Disa protestues i thyen xhamat e disa restoranteve dhe bankave.

Protestat e jelekverdhëve filluan si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve, ndërsa më vonë u shndërruan në kryengritje të dhunshme kundër qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!