Jehonë vizitës së Blinken/ Mediat e huaja: Konfirmim i marrëdhënieve të ngushta me Shqipërinë!

schedule23:23 - 15 Shkurt, 2024

schedule 23:23 - 15 Shkurt, 2024

Vizita zyrtare e sekretarit amerikan, Antony Blinken, në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave më prestigjioze në botë.

“Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, një aleat kyç rajonal që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”  ky është titulli që ka vendosur “Uashington Post” në artikullin që komenton vizitën e parë të Blinken në vendin tonë.

“SHBA ka vlerësuar lidershipin e Shqipërisë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si një anëtare jo e përhershme. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka caktuar rregullisht njësi të vogla të ushtrisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe operacionet e NATO-s”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Në një artikull të “Fox News” theksohet se Blinken mbërriti në Shqipëri për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

“Kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të përqendrohet në të ardhmen, të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor” thuhet nder të tjera në shkrim.

Edhe artikulli i ABC News, i referohet Shqipërisë si një vend kyç për stabilitetin ne Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken mbërriti në Shqipëri të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë”, theksohet ndër të tjera në shkrim.

/acbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!