“Je trashëgimtare në familje të ngritur dhe ke burrë Romeon”, Aleksia Peleshi i mbyll gojën ndjekësit

schedule22:46 - 7 Janar, 2022

schedule 22:46 - 7 Janar, 2022

Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi dhe aktori Romeo Veshaj, janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Ata fillimisht nuk e pranuan që janë në një lidhje, por prej disa kohësh Aleksia ka vendosur të flasë hapur. Duke u kthyer kështu në një nga personazhet më të ndjekur në Instagram.

Së fundmi, ajo ka postuar disa foto, ku shfaqet shumë sharmante pranë një pianoje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexis? (@aleksiapeleshi)

“Nen tingujt e nje pianoje nje mbremje u perhumbaa…”, ka shkruar Aleksia dhe komentet kanë qenë të shumta.

Mirëpo ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë i një ndjekësi, i cili e akuzon se pse ka zgjedhur në krahë të ketë Romeon, kur vjen nga një familje e ngritur.

“Kuku për ty që je kaq yll dhe trashgimtare një familje të ngritme e s’ki tru mban burrë Romeon veshin që plaka ma shpfarake ka kap gjynah femër kaq e mirë pa mend në kry”, ka shkruar ai.

Ndërsa Aleksia nuk përton t’i jap një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Mos ta ka kap dhe ty plaken? Se ç’ne gjithë ky mllef…”, është përgjigjur ajo.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!