Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është konsideruar si një ndër femrat më të bukura dhe me shumë stil. Modelja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave, e cila është komentuar shpesh për jetën luksoze që bën, si dhe për jetën sentimentale.
Modelja, e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës Instagram ka postuar së fundmi, një video ku shfaqet e veshur me bikini duke shijuar rrezet e diellit. Nuk kanë munguar as komentet e fansave, duke i vënë në pah format mjaft tërheqëse trupore, ndërsa njëri shkruan: “Je si vullkan”.
Menjëherë pas ndarjes nga miliarderi Sasha Sobhiani, filloi të përflitej për një lidhje tjetër. Këngëtarja pranoi se po shijon romancën e re dhe se ndihet shumë e lumtur, por duke mos e zbuluar identitetin e partnerit të saj. /abcnews.al