Ndonëse është shumë aktive në rrjete sociale, Arilena Ara rrallë provokon me asetet e saj fizike. Por, ditët e fundit teksa këngëtarja po shijon disa ditë pushime, ka ndarë me ndjekësit disa foto provokative.
Së fundmi, ylli i hitit “Nëntori” ka postuar disa foto në Instagram, teksa pozon e veshur me bikini ngjyrë portokalli që i nxjerrin në pah format perfekte trupore. Me një kafe në dorë duke marrë rreze dielli nga plazhi, dhe me një make up minimalist, Arilena duket më e ëmbël se kurrë.
View this post on Instagram
“Pse nuk konkurron për Miss Universe, mund të fitosh”, “Ëngjëll dhe mrekulli e tokës shqiptare je”, janë disa nga komentet e shumta që kanë lënë ndjekësit në postimin e këngëtares, e cila u bë e famshme edhe përtej kufijve me hitin “Nëntori”.
Arilena u shpall fituese e Festivalit të Këngës, dhe do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion që do të mbahej në Holandë, por që u anulua për shkak të pandemisë. /abcnews.al