“Je me mua në çdo moment”, Rudina kujton të atin me disa fjalë prekëse

schedule14:01 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:01 - 13 Korrik, 2020

Pak ditë më parë, babai i aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj u nda jeta. Ai ndodhej i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ishte vetë aktorja e cila e ndau lajmin e trishtë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram.

I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”, janë këto fjalët dedikuar të atit të ndjerë që shkroi Rudina.

Moderatorja ka treguar gjithmonë për marrëdhënien e ngushtë që kishte me të atin, dhe tashmë po kalon momente shumë të vështira. Së fundmi, moderatorja ka postuar një foto me të, krahas së cilës shkruan disa fjalë prekëse: “Ti je pranë me mua në çdo moment”. /abcnews.al/