Aktorët amerikanë Ben Stiller dhe Sean Penn kanë hyrë në “listën e zezë” të Rusisë dhe iu ndalohet hyrja në vend. Ata bashkohen me yllin e tjerë të Hollivudit, Morgan Freeman, Presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe ish kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, raporton BBC.
Sean Penn vizitoi Kievin në fund të qershorit për të shprehur mbështetjen e tij për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ben Stiller ishte gjithashtu në kryeqytetin ukrainas në të njëjtën kohë dhe i tha Zelenskyt: “Ti je heroi im”. Penn ishte në Ukrainë duke filmuar një dokumentar kur Rusia pushtoi vendin.
Ai u detyrua të ikte në këmbë, së bashku me miliona ukrainas që kaluan kufirin për në Poloni gjatë ditëve të para të luftës. Ndalimi ka të bëjë gjithashtu me politikanë të ndryshëm, si gjashtë senatorë dhe anëtarë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, përfshirë ministren e Tregtisë Gina Raimondo.
/abcnews.al