Jazexhi: Shqiptarët janë një popull frikacak

schedule21:27 - 5 Mars, 2019

schedule 21:27 - 5 Mars, 2019

Të shtunën u zhvilluan zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Këto zgjedhje u shoqëruan edhe me kontestime. Duke folur në lidhje me këtë çështje në emisionin “Provokacija”, historiani Olsi Jazexhi tha se klerikët që janë thirrur në emision dhe nuk kanë ardhur kanë frikë të flasin.

Këtë frikë, ai e lidh me të njëtën rast kur nëpër emisione të ndryshme sapo përmend problemet që amerikanët kanë krijuar në vendin tonë, moderatorët i thonë të mos i diskutojë këto tema.

“Klerikët që t’i ke thirrur dhe nuk kanë ardhur, nuk kanë ardhur ngaqë kanë frikë të flasin në media. Sikur kanë frikë edhe shumë shqiptarë të tjerë që të thonë gjëra që nuk pranohet këtu. Për shembull unë shpesh herë dal në media dhe me moderatorë të ndryshëm sapo u përmend zullumet që bënë amerikanët në vendin tonë thonë aman lërë këtë muhabet.

Zullumet kanë të bëjnë me shkatërrimin e shtetit shqiptar pas rënies së komunizmit, instalimi i korrupsionit në vend, instalimi i korrupsionit në vend sepse sistemi kapitalist vetë është sistem i korruptuar. Ata rrëzuan bazat e shteti shqiptar në vitet ’90. Dhe kjo e ashtuquajtura reformë në drejtësi, vettingu, SPAK-u, tek e fundit janë një rrëmbim i sovraniteti shqiptar”, tha ai.

Sipas Jazexhi, shqiptarët janë popull frikacak. Sipas tij që nga viti 1997, kur amerikanët kanë ndërhyrë me agresivitet në Shqipëri, në vendin tonë është krijuar një islamofobi shtetërore.

“Unë me këtë frikën e hoxhallarëve që kanë dhe të vinë të flasin tek ty për gjerat në komunitet, unë e shikoj me frikën që elitat tona kanë frikë të flasin për atë që flas unë për atë që bëhet në Shqipëri.

Në përgjithësi, shqiptarët janë një popull frikacak. Po të shikosh edhe debatet që bëhen nëpër televizionet tona janë shumë ordinere. Edhe pozita me opozitën kur zihen me njëri-tjetrin ti hajdut unë hajdut dhe shkojnë në ambasadën amerikane dhe thonë hiqe këtë hajdut se unë jam më i mirë se ky. I gjithë debati që bëhet këtu në Shqipëri dhe këtu do përdorja shprehjen e Ramës se është një farë kazani, por është kazan i brendshëm.

Kanë frikë nga shumë gjëra sepse në Shqipëri prej vitit 1997, kur u bë kaosi në vendin tonë një nga sloganet që përdoren socialistë në atë kohë me në krye Fatos Nanon që thoshte t’i heqim Shqipërisë 550-vite histori që nënkuptonte historinë turko osmane. Që në këtë kohë më ndërhyrjen agresive të amerikanëve në punët e Shqipërisë në vendin tonë është krijuar një islamofobi shtetërore.

Xhaminë e ndërtoi Kryeministri jonë se bëri pazare me Erdoganin, por jo se i do myslimanët. Sepse Kyeministri Rama është persekutori më i madh në historinë moderne të shqiptarëve ndaj myslimanëve pas Enver Hoxhës. Në këto momente që ne flasim kemi me dhjetrë besimtare që janë të burgosur. Me statistika qeverisja Rama ka bërë burgosjen më të madhe të klerikëve dhe besimtarëve në historinë e Shqipërisë që nga koha e Enver Hoxhës”, tha Jazexhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!