VIDEO/ Javë përvëluese, Shqipëria nën “kthetrat” e të nxehtit afrikan

schedule09:18 - 10 Korrik, 2023

schedule 09:18 - 10 Korrik, 2023

Shqipëria përgjatë kësaj jave do të përfshihet nga temperatura të larta, të cilat priten të arrijnë mbi 40 gradë Celsius. Meteorologia Lajda Porja, thotë se vala e të nxehtit afrikan do të prekë edhe Shqipërinë, ku ditën e premte dhe të shtunë, vlerat termike do të arrijnë deri në 42 gradë.

Qarqet më të prekura nga i nxehti ekstrem do jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra, por edhe kryeqytetit do të regjistrojë temperatura të larta.

“Sot dhe nesër pritet të jenë me intervale me diell, sidomos bregdeti. Termometri gjatë këtyre dy ditëve do të jetë 36 gradë. Që nga dita e mërkurë, e ashtuquajtura “Flakët e Ferrit” parashikohen që valët e të nxehtit afrikan të mbërrijnë edhe në territorin shqiptar dhe në pjesën më të madhe të Mesdheut. Vala e të nxehtit do kenë epiqendër Jugun e Italisë, por megjithatë temperatura shumë të lartë do të përjetojë edhe Shqipëria. Ditët më të nxehta të javë, premtja dhe e shtuna, ku termometri do të ngjitet në 42 gradë. Parashikohen që temperaturat më ekstreme do të jenë  në qarqet Elbasan, Gjirokastër, Berat, por edhe kryeqyteti do jetë afër vlerës mbi 40 gradë Celsius. Për sa i përket motit do kemi ditë të nxehta dhe me diell”, tha ajo.

Edhe vendet e rajonit do të përjetojnë temperatura të larta. Në Kosovë temperaturat të enjten dhe të premten do arrijnë në 38 gradë, temperatura shumë të larta këto për pozicionin dhe klimën e saj. Gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut do regjistrojë temperatura të larta, vlera e të cilave do shkojë deri në 39 gradë Celsius.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut do jenë nën ndikimin e kësaj vale të nxehtë. Kosova do të ngjis termometrin të enjten dhe të premte deri në 38 gradë, që janë temperatura shumë të lartë me vlerat që duhet të regjistrojë Kosova, ndërkohë priten vlera 39 apo 40 gradë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ajo./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!