Java nis me temperatura përvëluese, si do të jetë moti sot

schedule07:05 - 18 Korrik, 2022

schedule 07:05 - 18 Korrik, 2022

Shqipëria
Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin temperatura shumë të larta.

Sipas Meteoalb moti do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të pakta. Por pasditja sjell zhvillim të vranësirave në Juglindje të Shqipërisë duke gjeneruar shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur
vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë Kosovën në orët e para të ditës.

Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen lehtësisht në vend, por nuk do të sjellin reshje.

Intervalet e shpeshta me kthjellime do të jenë prezente dhe gjatë pasdites në Jugperëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të sjellin dominim të motit të qëndrueshëm në të gjithë MV, ku orët e shumta me diell do të jenë prezente në pothuajse gjithë territorin.

Por gjatë pasdites priten intervale të shkurtra kohore të cilat do të sjellin kalime të pakat vranësirash.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti ynë në pjesën më të madhe të tij është përfshirë nga masat ajrore të  qëndrueshme dhe të nxehta, të cilat do të sjellin dominim të kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash më të dukshme në vendet Nordike.

Po ashtu Europa do të përjetoj temperatura shumë të larta. Ndërsa Lindja e kontinentit paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!