Java nis me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por fundjava rezervon surpriza

schedule08:54 - 17 Maj, 2021

schedule 08:54 - 17 Maj, 2021

Meteorologu Hakil Osmani sjell parashikimin e motit, ndryshimin temperaturave për ditët në vijim, për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Osmani tha se sot do të jetë me kthjellime të pakta dhe me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësinë për reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore.

Gjithashtu dita e martë gjatë orëve ta para të paradites mbetet në prezencë të vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta kryesisht në zonat lindore të territorit shqiptar.

Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike të motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese edhe gjatë ditës së mërkurë.

E enjtja dhe e premtja sjell sërish prezencë të vranësirave, që do të sjellin reshje afatshkurtra në territorin shqiptar, por fundjava rezervon mot të kthjellët në zonat bregdetare të Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore herë pas herë do të ketë prezencë të pakët të vranësira.

Sa i përket vlerave termike, dita e hënë  dhe e martë mbetet  në vlerat 25-26 grade Celsius në vlerat maksimale, ndërsa vlerat minimale deri në 9-10 gradë Celsius në zonat malore.

Pritet që gjatë mesjavës të kemi një rënie me 2-3 gradë Celsius kryesisht në vlerat maksimale, por fundjava sjell një rritje të ndjeshme të vlerave termike, duke bërë që maksimumet në Ultësirën Perëndimore të shkojnë në vlerat 28-29 gradë Celsius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj fillim jave paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të cilat do të sjellin reshje të izoluara shi, por pritet që dita e martë dhe e mërkurë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Gjithashtu gjatë ditës së enjte dhe të premte, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë prezencë të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu që herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi.

Ndërkohë në fundjavë si Shqipëria, Kosova dhe në Maqedoninë e Veriut do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve.

Ndërsa sa i përket vlerave termike minimumet gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut do të luhaten në vlera 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimumet jo më shumë se 22 gradë Celsius.

Sakaq pritet një rënie me të paktën 3-4 gradë Celsius në vlerat maksimale gjatë kësaj mesjave, por fundjava si në Shqipëri, Kosovë dhe RMV do të sjellë një rritje me të paktën 3-4 gradë Celsius duke bërë që maksimumet të shkojnë edhe në vlerat e 24-25 gradë Celsius.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!