Moti i kthjellët do të na shoqërojë këtë javë, ndërsa fundjava pritet të jetë me vranësira ku do të ketë dhe prezencë të shiut. Në një lidhje me “ABC-ja e Mëngjesit” nga MeteoAlb, meteorologia Adiola Bani tha se do të ketë rritje të temperaturave në mesjavë, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu dhe duke qenë se temperaturat do të jenë në vlerat pozitive, vetëm në majat e maleve do të ketë reshje të borës.
“Në fakt vetëm vlerat minimale kanë pësuar ndryshimet e theksuara jo vetëm gjatë fundjavës por dhe fillim java ka nisur e freskët pasi mbeten negative në zonat malore -1 dhe -2 gradë celcius. Kjo situatë do të jetë dhe të martën, ndërsa nga e mërkura kemi rritje graduale të temperaturave jo vetëm gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës, duke bërë që të kalojë në vlera pozitive temperaturat e mesditës tek 17 dhe 18 gradë celcius deri nga e enjtja dhe e premtja.
Fundjava sjell rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në zonat bregdetare. Duke qenë se fillim java është e kthjellët mbetet e freskët, moti i kthjellët mbetet deri të premten ndërsa pasdite do të na sjellë shtim të vranësirave dhe të shtunën e të dielën vranësira akoma më të dendura që do të sjellin dhe prezencë të shiut.”, u shpreh meteorologia. /abcnews.al

