Presioni i larte atmosferik me origjine detare Subtropikale eshte Anticikloni I Azoreve I cili do te na mbaje shoqeri per disa dite duke e pozicionuar maksimumin e tij ne Europen qendrore..
E Hene , data 13 Shkurt 2023
Moti ne vendin tone per oret ne vijim do te jete me diell ne zonen perendimore, disa vranesira te pakta do te jene te pranishme ne jug dhe verilindje ne mesdite.. Era do të jetë me drejtim Veri-perendim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 3- 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -3/7°C
Zona e ulët -1/16°C
Zona bregdetare 5/15°C
Kosova, e Hene data 13 Shkurt 2023
Moti do të jetë me kthjellime , ngrica dhe akull ne mengjes dhe mbremje . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -4 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 5°C – 7°C .
E Marte, data 14 Shkurt 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ne pjesen e pare te dites, pasdite do te kete me teper kthjellime dhe mjegull pergjate luginave . Era do të jetë me drejtim Veri-Perendim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/9°C
Zona e ulët 0/16°C
Zona bregdetare 6/15°C
Moderatore e Motit: Rezarta Xhakollari