Java e gjashtë e Bundesligës prodhoi plot 30 gola. Bayerni vazhdon kryesimin me 14 pikë, i ndjekur nga pesë ekipe me një pikë më pak.
Freiburgu i Amir Abrashit është surpriza e madhe (një pikë poshtë Bayernit), ndërsa Dortmundi siguroi barazimin e dytë rresht 2-2 për Werderit të Milot Rashicës.
Veçantia e kësaj jave është mungesa e fitoreve të ekipeve vendase. Madje vetëm 1 barazim dhe 7 humbje kanë siguruar ekipet që luajtën në fushën e tyre!
Barazimi i Dortmundit përballë Werder Bremen ishte e vetmja pikë e marra nga ekipet pritëse, ndërsa ndeshjet e tjera u mbyllën me triumfet e udhëtuesve. /abcnews.al