Java e Pashkëve në Korçë, tregtarët ekspozojnë suvenire

schedule16:45 - 25 Prill, 2019

schedule 16:45 - 25 Prill, 2019

Në Korçë java e Pashkëve po kremtohet ditë pas ditë. Këtë të enjte me ekspozimin e poçerisë në qendër të qytetit. Kurse të premten do të vazhdojë me procesionin e kryqëzimit të Krishtit për të kulmuar mesnatën e shtunë me meshën e ngjalljes së Krishtit.

Suvenire me motive fetare.  Produkte prej balte dhe qeramike.  E gjitha për ritet dhe traditat e javës së Pashkës në Korçë. Shume tregtarë dhe artizanë  para sheshit të Katedrales.

Në Korçë, Pashka është festa e të gjithëve.  Ndaj edhe qytetarë të besimeve të tjera, njohin dhe ndjekin saktësisht çdo detaj të javës së festës.

Blejnë suvenire prej balte, ngjyrosin vezët deri tek dreka tradicionale me mish qengji.

Të premten do të vijohet me procesionin e kryqëzimit të Krishtit, për të kulmuar mesnatën e së shtunës, me meshën e ngjalljes se Krishtit, në Katedralen e qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!