Java e parafundit e Superiores, FSHF e planifikon në një ditë

schedule10:58 - 20 Korrik, 2020

schedule 10:58 - 20 Korrik, 2020

Dy javë kanë mbetur deri në mbyllje të këtij sezoni futbollistik në Kategorinë Superiore. Çështja e titullit kampion u zgjidh, trofeun e fitoi Tirana, teksa janë konfirmuar edhe dy nga tre skuadrat që do të luajnë në Europa League: Kukësi dhe Laçi.

Bileta e tretë do të prihet me shumë mundësi nga Teuta, të cilës i mjafton të fitojë përballë Flamurtarit në Vlorë. Garë ka edhe për evitimin e vendit të tetë. Bylis numëron dy pikë më shumë se Vllaznia dhe të dy skuadrat do të bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar finales së “play-out”.

Java e parafundit do të zhvillohet ditën e premte (24 korrik) dhe FSHF ka vendosur për oraret në të cilat do të luhen. Tre sfida do të nisin në orën 17:45, konkretisht Laçi-Tirana, Flamurtari-Teuta dhe Bylis-Luftëtari. Dy përballjet e mbetura: Partizani-Vllaznia dhe Kukësi-Skënderbeu, do të nisin në orën 20:45. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!