Superiorja rikthehet të mërkurën me ndeshje mjaft interesante, për kreun e klasifikimit dhe mbijetesën. Ka vetëm finale dhe mjafton të shikosh çiftet dhe tabelën e klasifikimit për ta kuptuar.
Në orën 13:00 sytë janë nga Laçi-Partizani, skuadra që duan titullin kampion. “Demat” nuk kanë fituar në asnjë duel me kurbinasit këtë sezon dhe tani është momenti për ta bërë diçka të tillë.
Nga ana tjetër bardhezinjtë e Duros duan fitoren, për t’u afruar me kreun. Në të njëjtën orë luhen finalet e mbijetesës, teksa Skënderbeu është i dënuar të mposhtë Bylisin, kurse Kastrioti do pikët e plota në Fier ndaj Apolonisë.
Në orë 16:00 luhen betejat e tjera, me klasiken e Shqipërisë Tirana-Vllaznia që merr një rëndësi edhe më të madhe nisur nga pozicionet e skuadrave në tabelë.
Bardheblutë po tentojnë të luftojnë për kupat e Europës fillimisht. Me një fitore mund edhe të shpresojnë për titullin kampion, objektiv që e ka edhe Vllaznia që ndan kreun me Partizanin për momentin.
Kukësi-Teuta është një tjetër ndeshje e javës së 30-të të Superiores. Durrsakët duan të reagojnë për humbjen e pësuar me Tiranën, kurse për verilindorët për disfatën e rëndë me Partizanin, ndaj pritet një ndeshje interesante në “Elbasan Arena”. /abcnews.al