“Java e gruas”, Presidenti takime në Gjinar

schedule18:16 - 5 Mars, 2018

schedule 18:16 - 5 Mars, 2018

Në kuadër të “Javës së gruas”, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në Gjinar të Elbasanit.
Kreu i shtetit i ka quajtur gratë, motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi të shoqërisë.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të grave, në zonat rurale.
Sipas kreut të shtetit, ato kanë nevojë për një akses më të plotë, në arsimimin dhe kualifikimet profesionale.
Strategjitë e zhvillimit rural duhet të përfshijnë edhe sipërmarrjet e grave dhe vajzave, u shpreh presidenti Ilir Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!