Java e dytë hapet me betejën Dinamo-Laçi, Shkëmbi e Vukicevic zgjedhin “ushtarët”

schedule18:56 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:56 - 17 Shtator, 2021

Dinamo dhe Laçi luajnë sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e javës së dytë, duke hapur këtë raund. Ndeshja nis në 19:45 dhe para pak çastesh trajnerët kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare.

Të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët më të mirë dhe vijnë pa shumë ndryshime nga ndeshjet e para. Kujtojmë se Laçi vjen nga humbja me Vllazninë, ndërsa Dinamo nga fitorja me Kastriotin.

DINAMO: Harizaj; Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski; Demiri, Sidibe, Mihana, Ibraimi; Gavazaj, Chinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

LAÇI: Sherri; Ademi, Ignjatovic, Malota, Roganovic; Deliu, Lushkja, Shehu; Velija, Zrubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukicevic. /abcnews.al