Java e dytë e mësimit në shtëpi, ministrja Shahini: S’ka ende vendim për shtyrjen e shkollës pas 23 marsit

schedule08:58 - 18 Mars, 2020

schedule 08:58 - 18 Mars, 2020

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në javën e dytë të zhvillimit të mësimit nga shtëpia është shprehur se akoma nuk ka një vendim nëse do të kemi shtyrje tëdatës së nisjes së shkollës pas datës 23 mars.

Shahini përmes një videomesazhi në Facebook është shprehur se tashmë është arritur që rreth 80% e nxënësve janë në kontakt direkt me mësuesit e tyre. Ndër të tjera ministrja në mesazhin e saj apelon për mësuesit që nuk kanë rënë ende në komunikim direkt me nxënësit e tyre, që ta bëjnë sa më parë, në mënyrë që edhe ky grup i vogël nxënësish të mos mbetet mbrapa me mësime.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/237725890606615/

Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars”, tha ajo.

Në fund të video-mesazhit, Ministrja Shahini përcjell edhe një kërkesë për të gjithë mësuesit dhe prindërit që po punojnë tashmë përmes rrjeteve sociale.

Duam që të na sillni modelet e punës suaj në mënyrë që të krijojmë një udhëzues për të gjithë mësuesit me format më të mira dhe më praktike të punës mes mësuesve dhe nxënësve”, shprehet ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!